Një anëtar i Partisë Demokratike në Fier është shprehur gjatë procesit të votimit se ka shkuar për të votuar kryetarin e partisë dhe se sipas tij PD po ndjek një rrugë të drejtë. “Jam këtu për të votuar për kryetarin e Partisë Demokratike. Unë jam anëtar i PD dhe mendoj se po ndjek një rrugë të drejtë. Kur erdhi Berisha tha se vdekja është ligj për të gjithë, por ishalla mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart. Ai mundohet për më mirë për popullin”, u shpreh ai.