Protestat e qytetarëve janë bërë kryefjala e diskutimeve sot në seancën plenare në Kuvend. Deputeti Redi Muçi, i Lëvizjes Bashkë, iu drejtua ministrit të Mjedisit duke i thënë se është mirë që të japë dorëheqjen, e nga ana tjetër ka përmendur Taulant Ballën dhe Ardit Bidon, duke i thënë Sofjan Jaupajt se ky i fundit nuk duhet të bëhet si ata të dy.