“Keni kohë deri në orën 15.00 të dorëzoheni”; kreu i njësive paraushtarake të republikës filoruse të Donjeckut deklaroi se trupat speciale të saj kanë nisur sulmin ndaj fabrikës së celikut Azovstal në Mariupol, ku janë vendosur trupat e brigadës Azov dhe ato që mbeten nga bataljoni i 36-të i marinasave ukrainas. Megjithatë, në tunelet e fabrikës gjigande kanë gjetur strehim edhe familje të tëra me fëmijë. Autoritetet vendase flasin për të paktën 1000 personave të bllokuar në këtë kompleks.