Top Channel/ “Mos na e thoni 1 ditë para, s’jemi pica taksi”, çfarë ndodhi në dëgjesën Territoriales
05/05/2026 22:35

Mazhoranca dhe opozita u bënë bashkë në dëgjesën e ditës së sotme me qytetarët e Qarkut të Vlorës për Reformën Territoriale dhe Administrative. Të dy kryetarët e Komisionit për Reformën Administrative, Arbian Mazniku dhe Luçiano Boçi shprehën se reforma e re nuk duhet të kufizohet vetëm nga ana territoriale, por edhe në faktin se a funksionojnë dhe si do funksionojnë bashkitë pas reformës. “Të nderuar kryetarë dhe deputetë është kënaqësi që jemi sot në dëgjesën e katërt për një nga reformat më të rëndësishme, ajo administrative dhe territoriale. Kur një shqiptar mesatar mendon për ndërveprimin me shtetin, mendon me ndërveprimin që ka me bashkinë. Ndaj kur ne i themi njerëzve si funksionon shteti mendojnë bashkinë që e ka afër. Ndaj dhe funksionimi siç duhet, është një ndër ato reforma që prek çdo ditë jetën e çdo njeriu. Ndaj është normale që të jemi sensitiv për një reformë të tillë. Jemi përpara një reforme që bëhet pas 10 vjetësh, e cila është ndër më të suksesshmet që janë bërë në vitet e fundit pasi kaluan nga 373 bashki dhe komuna të cilat s’kishin mundësi të ofronin shërbime të përditshme, në 61 bashki të cilat janë shumë herë më të afta për shërbimet që duhet të ofrojmë. Është një moment që ne mund të shohim si mund t’i bëjmë bashkitë më efikase dhe më efektive. Si mund të gjenerojnë më shumë të ardhura? Territori nuk duhet të jetë i vetmi faktor determinues, pasi shpesh kemi çuar funksione në vende ku nuk ushtrohen dot”, tha Arbian Mazniku. Boçi më tej shtoi se reforma e re duhet krahasuar me atë të 2014 dhe duhen përmirësuar gabimet që solli ajo. “Dua ta nis nga një e vërtetë që nuk qenka vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare dhe faktit që realizojmë dëgjesa është gjë e mirë, por sduhet të mbetet në lavdërinë një procesi. Vazhdoj ta theksoj që komisioni duhet të ketë një konkludim konsensual mes mazhorancës dhe opozitës. Nëse nuk ndodh kjo atëherë këto që po bëjmë tani nuk do vlente fare. Duhet të jemi shumë të saktë. Pse kemi ardhur pas 10 vitesh. Duhet ët bëjmë krahasim me reformën e fundit dhe të bëjmë përmirësime mbi ato”, tha Luçiano Boçi.

Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15
Top Channel/ Protesta e studentëve, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, marshojnë nga…
11/11 17:08