Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar gjykatës refuzimin e kërkesës së shtetit rus për ekstradimin e Svetlana Timofevës. Në seancën e paraqitjes së konkluzioneve, organi i akuzës arsyeton se shteti rus nuk jep asnjë garanci për respektimin e të drejtave të njerit, parashikuar nga Konventa Europiane e te Drejtave të Njeriut. Po ashtu, prokuroria shton se 33 vjecarja po përballet me një tjetër proces penal në Shqipëri dhe ka refuzuar ekstradimin.