Top Channel/ “Mos hyni sërish në mocal”: Irani palajmëron SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe!
05/05/2026 11:15

Ministri iranian i Jashtëm, Abbas Araghchi, i lëshoi një paralajmërim Shteteve të Bashkuara dhe Emiratëve të Bashkuara Arabe, duke theksuar se ngjarjet e fundit në Ngushticën e Hormuzit tregojnë se nuk ka një zgjidhje ushtarake për një krizë politike. Araghchi shkroi në X se bisedimet po “bëjnë përparim falë përpjekjes bujare të Pakistanit” dhe se “SHBA-ja duhet të jetë e kujdesshme të mos tërhiqet përsëri në moçal nga dashakëqinjtë. Po ashtu edhe Emiratet e Bashkuara Arabe!” Ai hodhi poshtë gjithashtu planin e Uashingtonit, “Projekti Liria”, që synon lëvizjen e anijeve tregtare në ngushticë, duke shkruar: “Projekti Liria është Projekti Bllokimi.” Komentet e Araghchit vijnë pas shkëmbimit të zjarrit mes forcave ushtarake amerikane dhe iraniane në ngushticë, që ngritën pyetje rreth vazhdimësisë së armëpushimit i cili ka zgjatur pothuaj një muaj. Presidenti amerikan Trump bëri të ditur të dielën një iniciativë për të ndihmuar anijet e bllokuara për shkak të bllokadës iraniane të Ngushticës. Si përgjigje, Irani kërcënoi se do të sulmonte forcat e armatosura të huaja nëse ato do të përpiqeshin të kalonin në Ngushticë. "Çdo forcë e huaj e armatosur, dhe veçanërisht ushtria agresive amerikane," do të sulmohet nëse përpiqet të afrohet ose të hyjë në Ngushticë, deklaroi Ali Abdollah nga Komanda Qendrore e Iranit në transmetuesin shtetëror iranian Irib.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50