Me vëmendjen e botës të spostuar tashmë tek konflikti më i fundit i Lindjes së Mesme, kancelari gjerman Olaf Scholz kërkoi ta rikthente fokusin e Europës edhe një herë tek Ukraina, e cila përballet tashmë më në heshtje me agresionin e panndalshëm rus. Kancelari gjerman i bëri apel vendeve anëtare të Bashkimit Europian të shtojnë ndihmën ushtarake, që është praktikisht jetike për këtë komb të përballur me pushtimin e Moskës.