Baki Goxhaj, i cili së bashku me disa persona të tjerë po priste përfundimin e takimit të kryeministrit Edi Rama me strukturat socialiste në Vlorë, me qëllim protestimin është shoqëruar nga policia së bashku me tre persona të tjerë. Goxhaj, i njohur si protestues pro Palestinës, është një prej personave organizatorë të protestës që prej më shumë se 100 ditësh vijon në Tiranë kundër qeverisë.