Top Channel/ Mori ryshfet 1 milion rubla! Arrestohet zëvendësministri rus, rrezikon 15 vjet burg
24/04/2024 19:26

Një zëvendësministër rus i Mbrojtjes është akuzuar për marrje ryshfeti, në skandalin e korrupsionit të profilit më të lartë në Rusi që kur presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë më shumë se dy vjet më parë. Timur Ivanov dyshohet se ka marrë ryshfet prej 1 milion rubla (të paktën 10,800 dollarë), njoftoi media shtetërore ruse TASS sipas CNN. Ai u shfaq në një gjykatë në Moskë të mërkurën, i veshur me rroba të plota ushtarake ndërsa qëndronte në një kafaz xhami dhe u akuzua për marrje ryshfeti si pjesë e një grupi të organizuar ndërsa kryente punë të kontraktuara për Ministrinë e Mbrojtjes. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 15 vjet burg. Ivanov do të mbahet në paraburgim deri më 23 qershor, ka shkruar gjykata e Moskës në Telegram. Avokati i tij, Denis Baluyev, tha se ai po apelon rastin dhe kërkoi që Ivanov të vendoset në arrest shtëpiak, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti. Ivanov, i cili ka qenë në postin e tij që nga viti 2016, shihet si një “arkitekt i lartë” i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe një aleat i ngushtë i ministrit të Mbrojtjes Sergej Shoigu. Ivanov është ende i listuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes si ministër në detyrë dhe nuk ka raportime për shkarkimin e tij. Arrestimi i papritur i një aleati të Shoigut mund të ushtrojë përsëri presion mbi ministrin e mbrojtjes, i cili është kritikuar për trajtimin e pushtimit të Ukrainës – më me forcë nga shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, në muajt para vdekjes së tij vitin e kaluar. Pavarësisht pengesave, Shoigu është mbajtur në postin e tij nga Putin. Pamjet: AFP

Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32