Gjykata e Durrësit caktoi arrest në burg për 3 të arrestuarit për pengmarrjen e Blerim Hankut në Durrës. Në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Entela Shehdula pasi ka dëgjuar palët, la në fuqi kërkesën e organit të akuzës. Të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.