Banorë të një pallati të ndërtuar pas tërmetit kanë protestuar para Bashkisë së Durrësit. Në nëntor, katër vjet pas tërmetit, ata morën çelësat e apartamenteve të reja, por nuk kanë hyrë ende në to. “Çelësat na i dhanë me tam-tame e ceremoni. Na dhanë shtëpitë e reja pa drita, pa ujë, pa gjë. Nuk merret vesh. Shko te Kesh nuk merr përgjigje, shko te bashkia jo. Çdo ditë ngelëm te dera e bashkisë. OSHEE na thotë shkoni te bashkia, këtu na thonë atje”.