Top Channel/ Momenti kur nxirret nga liqeni makina e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë
10/07/2025 20:04

Ky është momenti kur polumbarët nxjerrin nga liqeni i Shkopetit makinën e 23-vjeçarit Renis Dobra, pas më shumë se 48 orësh kërkime. Ekipet e zhytjes kërkuan për dy ditë në thellësi të ujit për gjetjen dhe nxjerrjen e makinës, që u hodh në liqen bashkë me trupin e të riut, i cili u gjet pa shenja jete buzë liqenit të Shkopetit, mëngjesin e të mërkurës. 23-vjeçari Renis Dobra humbi kontaktet me familjen të martën dhe pas denoncimit të të atit, policia nisi kërkimet, duket e gjetur të pajetë buzë liqenit. Pas ekzaminimeve të trupit të 23-vjeçarit rezultoi se i riu kishte maviosje në qafë, çka e shtyn grupin hetimor të mendojë se i riu është mbytur nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se trupi ka dalë nga makina kur ajo ka qenë në rënie të lirë për në liqen, si një formë që autorët kishin zgjedhur për të fshehur krimin e rëndë. Policia vijon marrjen në pyetje të familjarëve të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e trupit të 23-vjeçarit dhe e mjetit të tij, që u nxor nga liqeni, si prova që do i shërbejnë hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë për të shkuar te emrat e autorëve. Grupi hetimor po verifikon për një konflikt të kohëve të fundit apo përfshirja e të riut në ndonjë aktivitet të paligjshëm, ndonëse ai dhe familja e tij rezultojnë pa ngarkesa penale.

Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38
Top News – Ende të pastrehë pas tërmetit të 2019/ PS fut në Kuvend ligjin, rindërtimi program social
13/11 13:36
Top News – Tjetërsimi tokës në Povelçë. Gjykata e Fierit cakton masat për 5 personat nën hetim
13/11 13:21
Top Channel/ Kapet me drogë në Qerret, 35 vjeçari arrestohet për shitje hashashi
13/11 13:15
Top News – Malazezi kapet në Shkodër / Anëtar i një grupi kriminal, kërkohej për trafik droge
13/11 13:14
Top News-Lista të hapura e proporcional kombëtar / PS gati, por me kusht-Jo më shumë se 101 deputetë
13/11 13:12
Top Channel/ Fundjavë me shi të ngrohtë, temperaturat deri në 23 gradë. Mot i paqëndrueshëm në vend
13/11 12:50
Top Channel/Arti i pullave në Memaliaj, artistja hungareze ekspozitë në mbështetje të Sindromës Down
13/11 12:49
Top Channel/Mbjellja e grurit me kosto të lartë, fermerët në Kukës ankohen për shtrenjtimin e naftës
13/11 12:48
Top Channel/ Ulliri me bollëk, tregu mungon, fermerët në Dushk ankohen për çmimin e ulët
13/11 12:32
Top News – Coca Cola Bottling Shqipëria, qëndrueshmëria 2025/ Industria që sheh drejt vitit 2030
13/11 12:32