Forcat e Mbrojtjes të Izraelit goditën më shumë se 450 objektiva gjatë ditës së kaluar, duke përfshirë qendrat e komandës, pikat e vëzhgimit dhe vendet e lëshimit të raketave, ndërsa Izraeli rriti operacionin në Gaza, sipas një deklarate të tyre. Në pamjet e siguruara nga IDF-ja, duket moment i sulmeve të objektivave të Hamasit. Përveç kësaj, IDF tha se një oficer u plagos rëndë nga një predhë në Rripin verior të Gazës dhe po merr trajtim mjekësor.