Top Channel/ Momenti kur avioni rus lëshon karburant mbi dronin amerikan: Del videoja!
16/03/2023 18:15

Mes mohimeve të Moskës se nuk e ka sulmuar dronin amerikan të rrëzuar mbi Detin e Zi, Shtetet e Bashkuara publikuan videon që tregon momentin kur një avion rus lëshon në fluturim karburant mbi mjetin mbikëqyrës pa pilot të Forcave Ajrore të SHBA-së. Pentagoni pretendon se ky veprim dëmtoi një teh të dronit duke prerë helikën e tij. Videoja e shkurtër tregon një Su-27 rus që i afrohet pjesës së pasme të dronit amerikan MQ-9 dhe fillon të lëshojë karburant, ndërsa sipas palës amerikane “hedhja e karburantit dukej se kishte për qëllim të verbonte instrumentet optike të dronit dhe ta dëbonte atë nga zona”. Fragmenti i videos i publikuar nga Pentagoni nuk tregon ngjarjet para ose pas konfrontimit. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefi i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Mark Milley zhvilluan një bisedë me homologët e tyre rusë lidhur me shkatërrimin e dronit amerikan pas përplasjes. Telefonatat me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm rus, gjeneralin Valery Gerasimov ishin të parat që nga tetori i vitit 2022. Edhe pse përpjekjet për të përgjuar lëvizjet e njëri-tjetrit nuk janë të rralla, incidenti I ndodhur në mesin e luftës në Ukrainë ngjalli shqetësimin se mund t`I conte SHBA-në dhe Rusinë më pranë një konflikti të drejtpërdrejtë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38