Ky është momenti kur autorët lyejnë me lëndë djegëse dhe i vënë flakën furgonit në Korçë, në orën 02:44 të mëngjesit të sotëm. Sikurse duket edhe në video, autorët i vënë flakën mjetit në pronësi të Renato Torollarit, i cili e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Pasi kryen zjarrvënien, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia nuk ka asnjë gjurmë rreth tyre.