Top Channel/ Momente tmerri, 3-vjeçari bie në kafazin e krokodilëve, i nënshtrohet 7 operacioneve
17/07/2026 20:43

Një djalë 3-vjeçar, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi dyshohet se u përfundoi në kafazin e krokodilëve në një kopsht zoologjik në Britaninë e Madhe, i është nënshtruar operacionit të shtatë, ndërsa mjekët po përpiqen t’i rikthejnë funksionin e dorës së majtë. Ngjarja tronditëse ndodhi më 18 qershor në kopshtin zoologjik Johnsons of Old Hurst, pranë Huntingdonit, në qarkun Cambridgeshire. Sipas policisë, një burrë 30-vjeçar dyshohet se e ngriti fëmijën mbi gardh dhe e hodhi në zonën ku mbaheshin krokodilët. Vogëlushi besohet se ra nga një lartësi prej rreth 4.5 metrash, përpara se të kafshohej nga një krokodil, shkruan The Times. Fëmija ndodhet prej katër javësh i shtruar në spitalin Addenbrooke’s Hospital në Kembrixh, ku të mërkurën iu nënshtrua një ndërhyrjeje të re kirurgjikale. Prindërit e djalit bënë të ditur përmes një mesazhi në platformën GoFundMe, të hapur nga gjyshja e tij, se kirurgët kryen një transplant nervor në krahun e majtë. “Mjekët morën një nerv nga këmba e tij për të zëvendësuar pjesën e nervit që mungonte në krahun e majtë. Shpresojmë që me kalimin e kohës ai të lidhet me indet dhe t’i rikthejë djalit tonë një pjesë të lëvizshmërisë së dorës. Do të duhen disa muaj për të kuptuar nëse operacioni ka qenë i suksesshëm”, shkruajnë ata. Prindërit zbuluan gjithashtu se menjëherë pas mbërritjes në spital, djali iu nënshtrua një operacioni urgjent që zgjati plot 12 orë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06