Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në pikën e tyre më të mirë të viteve të fundit. Dy vendet përkrahë njëra-tjetrës, po kapërcejnë të kaluarën dhe po forcojnë edhe më tepër lidhjet miqësore mes tyre. Këtë deklaroi ministri i jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një vizite në ambasadën shqiptare në Athinë, e para e këtij lloji në historinë e marrëdhënieve dypalëshe.