Dëshira e saj më e madhe prej vitesh, sot është bërë realitet! Parashqevi Simaku ka takuar këtë të premte djalin e saj Luke, ndërsa biznesmeni Elton Iliriani ka publikuar fotot e momentit emocionues. Ikona e muzikës shqiptare shfaqet krah të birit, duke e përqafuar dhe puthur, një takim që ajo e priste prej vitesh. Sipas Ilirianit, takimi ka ndodhur edhe në prezencë të ish bashkëshortit të saj, Robert Nolfe. Ky takim ishte lajmëruar me herët nga biznesmeni Ilirjani, përmes postimeve në rrjetin e tij social Instagram. Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik, rreth një muaj më parë.