Avni Huda ka gjithë natën pa gjumë në luftë me flakët. Ullishtet me të cilat siguronte të ardhurat i janë djegur. Shtëpia iu rrethua nga flakët, por zjarri u vu nën kontroll. Me gjithë rrezikun, makthin e shqetësimin në këto momente të vështira kujdeset për një gotë ujë apo për një bistak rrush në shenjë mirënjohje për mbështetjen.