Top Channel/ “Moment historik”, ilaçi eksperimental per Alzajmer rezulton i suksesshëm
28/09/2022 21:56

Një ilaç eksperimental ka treguar se mund të ngadalësojë shkallën e humbjes së kujtesës dhe aftësisë së të menduarit tek njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit në atë që përshkruhet si një "moment historik" për trajtimin e sëmundjes. Aftësia e të njohurit tek pacientët me Alzheimer që iu dha ilaçi, i zhvilluar nga Eisai dhe Biogen, ra me 27% më pak se ata që morën një trajtim placebo pas 18 muajsh. Ky është një ndryshim modest në rezultatin klinik, por është hera e parë që ndonjë ilaç tregon qartë se ndryshon trajektoren e sëmundjes. “Shumë njerëz mendojnë se Alzheimer është një pjesë e pashmangshme e plakjes. Por nëse ndërhyni herët, mund të ndikoni në përparimin e saj.”, tha Dr Susan Kohlhaas, drejtoreshë e kërkimit në Alzheimer's Research Angli. Në studimin, i cili përfshiu afërsisht 1,800 pacientë me Alzheimer në fazën e hershme, iu dha dy herë në javë ilaçi, i quajtur lecanemab. Gjithashtu u pa se si ilaci ngadalëson humbjen e kujtesës dhe ndikon në përmirësimin e aftësisë së pacientëve për të kryer puët e përditshme. Eisai dhe Biogen pritet të aplikojnë për miratim të ilacit në SHBA dhe Evropë deri në fund të vitit. Nëse miratohet, pritet të ketë vendime të vështira se kush do të financojë për ilaçin, i cili kërkon infuzione çdo dy javë, dhe se kush do të kualifikohet për të.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04