Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi. Kur zv. kryetar Plarent Ndreca mori fjalën u urori kolegëve demokratë mirëseardhjen me ironi pas bojkotit disa ditor, dhe kjo u pasua me debate dhe ngritje tonesh.