Top Channel/ Moldavia akuza Moskës: Kemi zbuluar komplot rus për ndërhyrje në zgjedhje!
03/10/2024 21:29

Forcat pro-Kremlinit janë duke ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Moldavisë, duke paguar dhjetëra mijëra votues në një komplot të gjerë për të mos e lejuar Kishinjevin të lidhë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian, thanë Policia dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Moldavisë. Gjatë një konference më 3 tetor, kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë, Viorel Cernauteanu, dhe shefja e Prokurorisë Kundër Korrupsionit, Veronica Dragalin, thanë se vetëm gjatë muajit shtator më shumë se 15 milionë dollarë nga bankat ruse janë transferuar në llogaritë e më shumë se 130.000 qytetarëve moldavë. Cernauteanu tha se policia ka kryer bastisje në 25 vende si pjesë e hetimit. Dyshohet se komploti është organizuar nga Ihan Shor, një oligark në arrati i mbështetur nga Rusia, i cili është i përfshirë në një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliard dollarësh dhe skema të tjera të paligjshme. Ai ka organizuar muaj të tërë protestash në Kishinjev kundër Qeverisë properëndimore të presidentes moldave, Maia Sandu. Sipas Cernauteanut, paratë janë futur në Moldavi përmes njerëzve të lidhur me Shorin. “Po përballemi me një fenomen të paparë për Republikën e Moldavisë – financim dhe korrupsion, me synimin për ta prishur procesin zgjedhor”, tha Cernauteanu, duke shtuar se vendi Moldavia është në shënjestër të “sulmeve të drejtpërdrejta nga Federata Ruse”. Sandu i ka cilësuar zgjedhjet e 20 tetorit si një test për politikat e saj proevropiane. Zgjedhjet do të mbahen së bashku me një referendum për atë nëse Moldavia duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Sandu, e cila po e kërkon mandatin e dytë, e ka akuzuar Rusinë prej kohësh se po bën përpjekje për të rrëzuar Qeverinë e saj nëpërmjet metodave të ndryshme. Moska i ka mohuar këto pretendime. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për planet e dyshuara ruse për të përdorur dezinformimin për të ndërhyrë në zgjedhjet në Moldavi, me qëllim për të penguar përparimin e rëndësishëm të Moldavisë në reforma. Ministri i Jashtëm moldav, Mihai Popsoi, u shpreh i bindur në fillim të shtatorit se autoritetet dhe shoqëria moldave mund të garantojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike, pavarësisht frikës nga ndërhyrja ruse. “Ne po punojmë me elektoratin tonë, po zhvillojmë fushatë, duke shpjeguar rreziqet dhe kërcënimet me të cilat përballet Moldavia në një mjedis demokratik, në një hapësirë demokratike konkurruese, të cilën për fat të keq kandidatët prorusë nuk do të mund ta gëzonin në Rusi”, tha Popsoi për Radion Evropa e Lirë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20