Fermerët e bashkisë së Tiranës do të punojnë tokën me mjete bujqësore gjermane, kjo fale bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës dhe Help – Hilfe CU ZELBSHILFE. Në ceremoninë e zhvilluar në Tregun e ri Agroushqimor në Farkë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi miqtë gjermanë për kontributin dhe vuri në dukje këtë mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi për të përkrahur fermerët.