Top Channel/ Mjeku Nunka në arrest shtëpie pas akuave për abuzime, zbulohet arsyeja e lirimit
14/05/2026 20:01

Gjykata e Korçës ka vleerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për mjekun kirurg Nikolla Nunka, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21-vjeçare. Gjatë seancës që zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, Prokuroria paraqiti provat që sipas saj implikojnë kirurgun 72 vjeçar dhe mbështesin dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale. Për shkak të moshës së të akuzuarit, organi i akuzës kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë por caktimin e masës arrest në shtëpi, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Ngjarja që tronditi opinionin publik në Korçë nisi tre ditë më parë, kur e reja iu drejtua policisë me një denoncim kundër kirurgut. Sipas dëshmisë së saj, ngacmimi kishte ndodhur brenda ambienteve të spitalit, ku ajo po merrte shërbim mjekësor. Menjëherë pas denoncimit, policia vuri në pranga mjekun e njohur. Pavarësisht dëshmive të mbledhura, mjeku Nikolla Nunka ka mbajtur një qëndrim mohues. Ai nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura, si gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, ashtu edhe në sallën e gjyqit. Pas vendimit të sotëm mjeku Nunka do të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie deri në përfundim të procesit gjyqësor ku edhe do të jepet vendimi për atë çka ndodhi brenda mureve të spitalit të Korçës.

Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11
Top Channel/Dita e 13-të, nis protesta në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
25/10 15:03
Top Channel/ I plagosuri do të kurohet në Itali/ Rama: U kujdesa të mjekohet në spitalin më të mirë
25/10 14:52
Top Channel/ Nis protesta në Tiranë, protestuesit e parë mblidhen të Ministria e Arsimit, policia…
25/10 14:43
Top Channel/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Audi” del nga rruga, plagosen nënë e bijë
25/10 14:33
Top Channel/ Protesta në Tiranë, mblidhen protestuesit e parë, autobotet pranë rrugës së Durrësit
25/10 14:28
Top Channel/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë/ Përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku
25/10 14:18
Top Channel/ Berisha për 28-vjecarin e plagosur në sy: Je Hero, kjo revoltë do t’i japë vendin e…
25/10 14:03
Top Channel/ Berisha publikon studimin:PD kontrollonte 48 përqind të pushtetit, Rama mbi 90 përqind
25/10 13:59
Top News- Ndryshon ligji për tubimet, Rama: Gjoba deri në 100 000 lekë të reja, dhe…
25/10 13:10
Top News- “Kush thyen, paguan”, Rama: Çdo protestues do përgjigjet financiarisht
25/10 13:10
Top News- Rama: Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia tek prindërit
25/10 13:10
Top News- Rama prezanton paketën ligjore: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet, dëmi paguhet
25/10 13:10