Avokatja Refxhei Tola, e cila përfaqëson 21-vjeçaren që denoncoi mjekun Nikolla Nunka për ngacmim seksual, ka bërë një deklaratë të fortë për mediat, duke zbuluar se rasti nuk është i izoluar. Sipas saj pas publikimit tp rastit ka edhe dëshmi të reja nga gra dhe vajza të tjera, të cilat pretendojnë se kanë rënë pre e të njëjtës praktikë abuzive nga mjeku në fjalë.