Agron Kulluri, bletërritës nga Dukati, kujdeset prej vitesh për kosheret e tij, të vendosura pranë banesës, ku aktualisht ka dhjetëra koshere bletësh që prodhojnë mjaltë bio. Bletët kullosin në zonat malore të Dukatit, Llogarasë dhe Karaburunit, të njohura për bimësinë e pasur mjekësore dhe natyrën e pastër.