Pas një vizite simbolike 3 ditore në Kastelorizo, një nga pikat më të ndjeshme të marrëdhënieve greko-turke, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe marrëdhënie pa tensione, por nuk do të pranojë kërcënime apo vënie në diskutim të të drejtave të saj sovrane. Vizita e tij në ishull, shumë pranë brigjeve turke, vjen pas një muaji ku tonet mes Athinës dhe Ankarasë janë ngritur ndjeshëm.