Kërkesa e Mitrovicës së Veriut për lirimin e një ndërtese komunale ku punojnë struktura serbe ka shqetësuar BE-në dhe SHBA-në. Zëdhënësi i bllokut europian, Petër Stano reagoi duke nënvizuar rrezikun e një përshkallëzimi të ri të tensioneve. Jemi të shqetësuar për ndikimin që do të kenë në situatën e sigurisë vendimet e fundit të administratës së komunës së Mitrovicës së Veriut për përdorimin e hapësirës dhe ndërtesave publike dhe komunale. Cështja e strukturave të udhëhequra nga Serbia duhet të trajtohet në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Europian dhe në kontekstin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.