Top Channel/ Misteri i zhdukjes së qytetërimit të Majave u zgjidh! Shkencëtarët japin përgjigje
16/06/2023 17:54

Pas vitesh spekulimesh dhe teorish të çuditshme konspirative, shkencëtarët besojnë se më në fund kanë gjetur arsyet pse qytetërimi Maja u zhduk pasi lulëzoi për mijëra vjet. Si dhe pse popullsia prej 19 milionë njerëzve mund të shpërbëhej papritur është konsideruar prej kohësh një nga misteret më intriguese të botës antike. Ndërsa pasardhësit e tyre mund të gjenden ende në të gjithë Amerikën Qendrore, Mayat braktisën qytetet e tyre në shekullin e 8-të ose të 9-të. Ultësirat e urbanizuara të Gadishullit Jukatan, si Tikal, u shndërruan nga qytete të zhurmshme në gërmadha gjatë një periudhe prej 100 vjetësh, por askush nuk e dinte saktësisht pse. Kanë dalë shumë teori për atë që ndodhi, si lufta dhe pandemitë, dhe shumë të tjerë besojnë se kanë ndodhur pushtime të huaja ose forca të mbinatyrshme. Në librin e tij të vitit 2005 Collapse, gjeografi, historiani, ornitologu dhe shkrimtari i shkencës popullore amerikane Jared Diamond teorizoi se një thatësirë e zgjatur, e përshpejtuar dhe e përkeqësuar nga shpyllëzimi, ishte pika e fundit që shkaktoi shembjen e një qytetërimi të jashtëzakonshëm. Një studim zbuloi se prerja e shumë pemëve për t’i lënë vend bujqësisë dhe karburantit për gatim dhe ndërtimet e tyre mahnitëse çuan në një ulje të aftësisë së tokës për të thithur rrezatimin diellor. Si rezultat më pak ujë avullohej, që do të thotë më pak re dhe 5-15% më pak shi gjatë një shekulli. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57