Vijon të jetë mister zhdukja në Shqipëri e alpinistit australian Cameron Twiss. Sipas Daily Mail, dyshohet se ai mund të jetë vrarë nga një ari. 28-vjeçari nga Australia e Jugut u pa për herë të fundit më 13 tetor pasi u nis në një shteg 17 km midis Valbonës dhe Thethit në Alpet Shqiptare, një zonë e ngarkuar me turistë. Australiani thuhet se po udhëtonte vetëm pa një udhërrëfyes.