Top Channel/ Misteri i mbetjeve toksike/Prokuroria nis hetimet për KURUM. Doganat:U nisën nga Kosova
21/08/2024 19:36

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi ngarkesën me mbetje toksike të nisur nga Porti i Durrësit. Në një njoftim të saj, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës bëri të ditur se ka nisur hetimet për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, e parashikuar nga neni 171 i Kodit Penal. Hetimi është regjistruar më 16 gusht, pas referimit të materialeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për një ngarkesë të dyshimtë të nisur nga porti i Durrësit në fillim të korrikut. Sipas informacionit zyrtar, Prokuroria po heton gjithashtu për veprat penale “Transportimi i mbetjeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 201/b dhe 248 të Kodit Penal. Dyshimet përfshijnë ngarkesa me mbetje toksike, të cilat mund të kenë kaluar përmes portit të Durrësit me destinacion Tajlandën, sipas informacioneve të mbledhura nga media dhe autoritetet përkatëse. Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), institucionet ligjzbatuese shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë, për të zbardhur sa më shpejt dhe plotësisht rrethanat e ngjarjes. Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit vuri pak ditë më parë në alarm autoritetet në Tajlandë, pasi sipas organizatës “Basel Action Network” që gjurmon tregtinë e mbetjeve toksike, është e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut. Siç raporton “Bloomberg.com” anija e linjës së transportit Maersk ishte planifikuar të ankorohej në Cape Town, në Afrikën e Jugut. Por, pas paralajmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN”, në datën 31 korrik u fik GPS-i i anijes dhe ankorimi nuk u bë i mundur. Kontejnerët e nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, që dyshohet se janë të mbushur me mbetje të rrezikshme, do të kthehen sërish në Shqipëri. “Bloomberg” raporton se për shkak të denoncimeve të bëra nga organizata ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, kompania Maersk ka vendosur të kthejë dy anijet që mendohet se janë të ngarkuara me rreth 800 tonë mbetje industriale nga Shqipëria. Anija e parë “A.P” Moller” që transporton 40 kontejnerë me mbetje pritet të mbërrijë të enjten në Singapor dhe sipas “MSC Mediterranean Shipping Company” do të kthehet sërish në Itali, dhe prej atje në Durrës. Ndërkohë anija tjetër me 60 kontejnerë pritet të mbërrijë në Singapor në fund të muajit gusht dhe po ashtu do të kthehet mbrapsht për në shqipëri. Zëdhënësja e Maersk, Sumerr Shi ka deklaruar se kompania po sigurohet që kontejnerët të kthehen në Shqipëri në mënyrën më të sigurtë të mundshme. Alarmi për anijet me mbetje të rrezikshme u lëshua nga“Basel Action Network” një organizatë jo fitimprurëse amerikane që ndjek tregtinë e lëndëve toksike. Sipas kësaj organizate, më shumë se 800 ton pluhur nga furra elektrike u ngarkuan në portin e Durrësit në muajin korrik dhe kishin si destinacion final Tajlandën. Pluhuri nga furrat, që kërkon trajtim, është një produkt mbeturinash të rrezikshme që zakonisht vjen nga riciklimi i hekurit të përdorur dhe përmban okside metalesh toksike si kadmiumi dhe kromi, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

Top Channel/ Reshje dëbore edhe në veri të vendit, borëpastrueset ndërhyjnë në aksin Bogë-Theth
27/03 10:03
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat
27/03 09:24
Top Channel/ Reshje dëbore në qarkun e Dibrës, moti i keq përfshinë edhe disa fshatra në Peshkopi
27/03 09:23
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, akset pa problematika
27/03 09:22
Top Channel/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës në Kukës, nuk shkaktohen probleme në qarkullim
27/03 09:21
Top Channel/ Dëbora ‘pushton’ zonat malore të Elbasanit, deri në 25 cm trashësi në disa fshatra
27/03 09:20
Top Channel/ Dëborë në zonat malore të Elbasanit, intensiteti i lartë edhe në fshatrat e Librazhdit
27/03 09:20
Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21