Top Channel/ Misteret e CIA-s! Shpesh vepron në fshehtësi, çfarë bën ajo saktësisht?
19/04/2024 19:03

Agjencia Qendrore e Inteligjencës është një nga agjencitë më të njohura të inteligjencës në botë, duke luajtur një rol vendimtar në sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Shpesh veprimtaria e saj mbulohet me fshehtësi, duke u shndërruar në subjekt i filmave, librave dhe teorive të panumërta konspirative. Në një artikull, Wonderpolis liston tri funksione kryesore të CIA-s, që është themeluar në 1947. CIA mbledh informacione për një gamë të gjerë çështjesh që ndikojnë në sigurinë kombëtare. Kjo përfshin mbledhjen e informacionit mbi qeveritë e huaja, terrorizmin, trafikun e narkotikëve dhe çështje të tjera globale. Agjencia përdor metoda të ndryshme për mbledhjen e inteligjencës, duke përfshirë rekrutimin e spiunëve ose informatorëve jashtë vendit, përgjimet e komunikimeve, përdorimin e satelitëve dhe avionëve zbulues për të kapur imazhe me rëndësi të mundshme strategjike. Shpesh përdor edhe burimet publike, të tilla si media, punime akademike ose të dhëna publike. Mbledhja e inteligjencës është vetëm një pjesë e misionit. CIA ka një rol të rëndësishëm në analizimin e këtij informacioni për të prodhuar vlerësime gjithëpërfshirëse. Analistët vlerësojnë besueshmërinë e informacionit, e lidhin atë me njohuritë ekzistuese dhe vlerësojnë rëndësinë e tij. Ata përgatisin raporte që mund të variojnë nga informimet ditore deri te studimet e hollësishme mbi tendencat afatgjata. Këto raporte i shpërndahen Presidentit, zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe aktorëve kryesorë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes. CIA gjithashtu kryen operacione të fshehta nën drejtimin e Presidentit. Këto janë aktivitete sekrete të krijuara për të ndikuar në punët e jashtme pa qenë e dukshme apo e njohur publikisht përfshirja e qeverisë së SHBA. Operacionet e fshehta mund të përfshijnë ndikimin e kushteve politike, ekonomike ose ushtarake jashtë vendit dhe mund të variojnë nga fushatat propagandistike deri tek mbështetja për grupet rebele ose ndërhyrjet klandestine në qeveritë e huaja.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21