Top Channel/Mister, fuqi, prapaskena. Çfarë pritet të ndodhë sot në Konklavën më të madhe në histori
07/05/2025 20:19

“Ai donte një Kishë që të ishte shtëpi për të gjithë.” Me këto fjalë, Kardinali Giovanni Battista Re, gjatë funeralit të Papa Françeskut, vendosi një vizion të qartë për të ardhmen e Kishës Katolike. Pasardhësi i Papa Françeskut, kushdo qoftë ai, nuk mund të largohet nga ideali i një Kishe të hapur për këdo që troket në derën e saj. Sot, më 7 maj, fillon një nga momentet më historike dhe më të pasigurta të epokës moderne: konklava më e madhe ndonjëherë për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike. Votimi i parë pritet rreth tre orë pas fillimit të mbledhjes, në përputhje me ritet e lashta që shoqërojnë këtë proces solemn. Derisa të dalë tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine, botën do ta mbulojë pritja, pasiguria dhe shpresa. Konklava mbetet një nga proceset më të ruajtura me xhelozi në botë. Me origjinë nga latinishtja con clavis (me çelës), ai zhvillohet pas dyerve të mbyllura, nën afresket madhështore të Michelangelo-s në Kapelën Sistine. 133 kardinalë (me dy mungesa për arsye shëndetësore) janë thirrur për të votuar. Për të zgjedhur Papën e ri, nevojiten 2/3 e votave — pra, 89 vota. Përveç solemnitetit fetar, konklava ka frymëzuar edhe letërsinë dhe kinemanë. Kjo ndjesi pezullimi dhe misteri, që sot ndodh në realitet, ka qenë temë e shumë filmave të njohur, si “Conclave” i Edward Berger, i cili përshkruan përplasjet brenda murit të heshtur të Vatikanit, por edhe përpjekjet për ta bërë Kishën më të hapur, më mëshirëplotë dhe më pranë realitetit. Filmi i ri “Conclave” përshkruan tensionet dhe prapaskenat në zgjedhjen e një Pape pas vdekjes së papritur të paraardhësit të tij, duke pasqyruar dilemat morale, rivalitetet dhe pyetjen thelbësore: “A mundet një Papë të mëkatojë dhe të kërkojë falje?” Por nuk është i vetmi film që prek temën. Që nga “Kardinali” (i vitit 1963) që trajtonte temat tabu për Kishën, te “Këpucët e Peshkatarit” që pasqyronte tensionet gjatë Luftës së Ftohtë, e deri te “Habemus Papam”, që portretizon një Papë të sapozgjedhur që përjeton panik dhe refuzon detyrën e tij. Pavarësisht sharmit kinematografik, realiteti i konklavës mbetet shumë më kompleks. Kjo është një Kishë që kërkon të mbijetojë midis krizave morale, skandaleve të së kaluarës dhe sfidave moderne: çështjet gjinore, barazi, drejtësi sociale dhe përfshirje. Papa Françesku tentoi të përballonte këto sfida me përulësi dhe kurajë, duke lënë një trashëgimi të guximshme. Tani, kardinalët nga të gjithë kontinentet janë përballë një detyre të rëndësishme, të zgjedhin një lider që jo vetëm do të ruajë traditën, por do të ketë kurajën të përqafojë të ardhmen. Një Papë që, siç thotë një personazh në filmin “Conclave”, “të ketë dyshim, të mëkatojë, të kërkojë falje dhe të vazhdojë përpara”.

Top News – SHBA është ‘fëmija i Evropës’ / Rubio shfaqet si një ‘mik kritik’ ndaj aleatëve
15/02 12:25
Top News – Rubio vjen në Evropën Lindore / Forcon lidhjet me udhëheqësit pro Trumpit
15/02 11:54
Top News – ‘Kina është kërcënimi i vërtetë!’ / Tajvani paralajmëron botën: Shkel parimet e OKB-së
15/02 11:44
Top News – SHBA do të sulmojë Iranin / Ushtria amerikane përgatitet për luftë disajavore
15/02 11:32
Top News – Aleatët evropianë-Navalni u helmua / U vra me një toksinë, Rusia hedh poshtë pretendimet
15/02 11:26
Top News – SHBA, ‘lakun në fyt’ Ukrainës / Rubio paralajmëron ‘lëshime të vështira’
15/02 11:14
Top Channel/ Trump nuk heq dorë për Groenlandën/ Frederiksen: Situatë e njëjtë, ishulli nuk shitet
15/02 11:02
Top Channel/ BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15/02 10:39
Top Channel/Meloni kundër Merz për SHBA/”Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat e SHBA”
15/02 10:36
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja ‘teknologjike’ për rënien e popullsisë
15/02 09:32
Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
Top Channel/ “Navalny u vra nga Rusia”! Zbulimi tronditës nga Anglia dhe 4 vende të BE
14/02 19:21
Top News – ‘Do rrëzojmë Papa Françeskun’. Plani i ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë me Epstein
14/02 16:24
Top News – Ombrella bërthamore evropiane. Dritë jeshile nga Franca dhe Gjermania, afrohet dhe Anglia
14/02 16:23
Top Channel/ NATO “i tregon vendin” Serbisë: Aleanca Shqipëri-Kroaci, kyce për stabilitetin!
14/02 15:06
Top Channel/ “Do rrëzojmë Papa Franceskun”, plani i Bannon me Epstein: Godasim dhe Clinton e Xi!
14/02 14:52
Top News – Epoka e artë e marrëdhënieve turko-serbe. Erdogan pret Vuçiç në Ankara
14/02 14:50
Top Channel/ Trump “nuk i ndahet” Iranit: Është koha për ndryshim të regjimit!
14/02 13:54
DIGITALB DIGITALB