Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka mbërritur në Jordani në orët e para të mëngjesit për të vijuar turin e tij në Lindjen e Mesme. I ndodhur në kryeqytetin Amman, kryediplomati amerikan është takuar me ministrin e jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi. Burimet amerikane thonë se qëllimi kryesor I Blinken është të ndalojë përhapjen e luftës në rajon, presioni shtohet mbi Izraelin që të ndalojë luftën kundër Hamasit në Gaza.