Kancelari gjerman Olaf Scholz shënoi një fitore në turnen e tij në Gjirin Persik, ku nënshkroi disa kontrata të vyera energjie. Pas problemeve me gazin rus, Gjermania po kërkon mënyra të tjerë furnizimi. Një prej tyre, intensifikimi i partneritetit me Emiratet e Bashkuara Arabe, i dha frytet e para. Shcolz arriti të marrë OK-n e këtij vendi për sasi të rëndësishme gazi natyror të lëngshëm.