Rusia po i ofron Iranit të dhëna inteligjence mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e trupave, anijeve dhe avionëve amerikanë, sinjali i parë ky sipas CNN i një përfshirjeje të heshtur të Moskës në konfliktin mes Republikës Islamike, SHBA-së dhe Izraelit. Shumica e informacioneve që rusët kanë ndarë me Iranin ka qenë imazhe nga rrjeti i tyre i sofistikuar satelitor, tha një nga personat.