Në vëzhgimin tonë në tregjet e kryeqytetit mishi, bulmeti dhe vaji për gatim vijnë me nga 50 – 100 lekë rritje, ndërsa këtyre i kanë paraprirë çmimet e bukës, perimeve dhe frutave. “Më mirë nuk ka ku të shkojë. Janë rritur të gjitha nga buka te mishi. Të gjithë njerëzit po e shtyjnë në minimumin jetik.” “Janë shtrenjtuar shumë, zarzavatet më së shumti. Edhe mishin rrallë po e shohim. Unë jam pensionist invalid dhe na dërgon lekë djali, se ndryshe do ishte e pamundur që t’ia dilnim me ilaçet dhe gjërat e tjera.”