Në skenën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, mbrëmjen e së shtunës u nderuan emra të njohur të kinematografisë shqiptare. Regjisori ,mjeshtri i kamerës dhe penës, Dhimitër Anagnosti ka qenë protagonisti i parë i ciklit të eventeve kulturore “Mirënjohje për artistët e kinematografisë shqiptare” organizuar në Vlorë.