Top Channel/ Miratohet Projektligji për Ndihmën Financiare për punonjësit e Kombinatit Mekanik
17/04/2024 15:52

Këshilli i Ministrave ka aprovuar sot, projektvendimin për propozimin e projektligjit: “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”. Gjendja financiare e vështirë e ndërmarrjeve ushtarake, veçanërisht e Kombinatit Mekanik Poliçan, ka detyruar qeverinë të marrë masa për zgjidhjen e problemeve të mbartura për punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij kombinati.