Komisioni federal i Arteve në Shtetet e Bashkuara i dha dritën jeshile prodhimit të një monedhe floriri me imazhin e presidentit Donald Trump. Monedha prej floriri 24 karat do të shënojë 250-vjetorin e SHBA-së në 4 korrik; Trumpi aty shihet në këmbë pas një tavoline, me grushtet e mbështetur në sipërfaqen e saj.