Top Channel/ Miratohet me 100 vota pakti PS-PD, i jepet OK ndryshimeve në rregullore
21/05/2026 23:18

Seanca maratonë e së enjtes u mbyll me dakordësinë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, të cilat bashkuan votat dhe miratuan 6 ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Nga 102 deputetë të pranishëm në sallë, 100 votuan pro, duke iu hapur rrugë ndryshimeve në rregullore. Kundër doli vetëm deputeti Redi Muçi i lëvizjes “Bashkë”. Projektligjet e tjera të rendit të ditës, përfshirë dhe projektin “Porta e Alpeve” u miratuan vetëm me votat e mazhorancës. Ndonëse gjetën gjuhën e përbashkët për rregulloren e Kuvendit, nuk munguan debatet mes socialistit Taulant Balla dhe demokratit Gazment Bardhi. Socialistët e tërhoqën propozimin që çdo projektligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. Në dakordësinë e arritur parashikohet se ligjet e integrimit të kalojnë në Kuvend me procedurë normale, përveç rasteve kur kërkohet nga qeveria me kërkesë të arsyetuar. Gjithashtu, palët ranë dakord që institucionet e pavarura të vijojnë të raportojnë në komisione parlamentare, të cilat hartojnë një projektrezolutë, e cila më pas i kalon Komisionit “Xhafaj”. PS u tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare në pesë minuta dhe koha e diskutimeve do të vijojë 10 minuta. Ndryshimet parashikojnë kontrollin parlamentar përmes ndërhyrjes së Kryetarit të Kuvendit, në rastet kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të deputetëve për informacion. Një tjetër ndryshim lidhet me kohëzgjatjen e seancave plenare. Me kërkesë të një kryetari grupi parlamentar, seanca plenare të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse. Po ashtu, u pranua dhe kërkesa tjetër e opozitës që masat disiplinore të pezullohen automatikisht, nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19