Nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i dozës së tretë i vaksinës antiCovid për personat 60 vjeçe lart, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për qytetarët që nuk e kanë bërë dozën e parë. Ky ishte vendimi më i fundit i komitetit teknik të ekspertëve, pas rekomandimit që i bënë ekspertët të komitetit të imunizimit.