Top Channel/ Mira Murati paralajmëron largimin nga OpenAi? “Nuk është asgjë pa njerëzit e saj”!
20/11/2023 15:12

Ka mjaftuar një koment i saj në platformën sociale X që të nisnin menjëherë aludimet se ndoshta edhe Mira Murati po mendon largimin nga OpenAi. E sapocaktuar CEO e përkohshme e kompanisë kryesore të Inteligjencës Artificiale, Murati shkruan se OpenAI nuk është “asgjë” pa njerëzit e saj. Disa punonjës të rëndësishëm të kompanisë e shpërndanë postimin e Muratit menjëherë pasi Microsoft njoftoi formimin e një ekipi të ri kërkimor të avancuar të Inteligjencës Artificiale, i cili do të drejtohet pikërisht nga CEO-ja që OpenAi shkarkoi papritur, Sam Altmanin, si dhe bashkëthemeluesi tjetër po ashtu i larguar të kompanisë, Greg Brockman. Altman iu përgjigj shumicës së ripostimeve me një ikonë në formë zemre. Ai e udhëhoqi për një vit OpenAI, ndërsa fitoi famë në rangë global me programin ChatGPT. Altman u bë gjithashtu zëri më i kërkuar i fushës së kompanive të teknologjisë në lidhje me rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale. 34 vjeçarja Murati, e lindur në Vlorë, u larguar nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare. Ajo përfundoi shkollën e mesme në Kanada ndërsa studimet e larta për inxhinieri mekanike në Kolegjin Dartmouth të Shteteve të Bashkuara. OpenAi-it ajo iu bashkua në 2018-tën si shefe e Teknologjisë pasi kishte qenë më parë menaxhere tek Tesla, dhe për pesë vite ka qenë e skuadrës së lidershipit atje.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB