Top Channel/ Mira Murati në listën e TIME: Mes 100 personave më me influencë për drejtimin e AI!
31/08/2026 12:01

Mira Murati thoptë se dëshiron që ju të keni një mundësi për të zgjedhur: Kështu e nis revista e njohur TIME artikullin e saj kushtuar shqiptares së famshme, emrin e të cilës ka vendosur ta përfshijë në listën e 100 personave me ndikim më te madh në zhvillimin dhe drejtimin e Inteligjencës Artificiale në mbarë botën. Një vlerësim aspak i vogël ky për si ish drejtuesen e teknologjisë në OpenAI, që është kthyer në njërin prej figurave me origjinë shqiptare më në zë të industrisë së AI-t. Lista e këtij viti përfshin drejtues të kompanive më të mëdha të teknologjisë, studiues, sipërmarrës, politikëbërës, artistë dhe figura të industrisë kreative, në një periudhë kur zhvillimi i AI po ndikon gjithnjë e më shumë në ekonomi, shoqëri dhe kulturë. Murati shfaqet në kopertinën globale të TIME100 AI 2026, përkrah disa prej figurave më të rëndësishme të industrisë së teknologjisë, mes tyre Sam Altman, Elon Musk, Dario Amodei, Jeff Bezos, Larry Ellison, Ilya Sutskever, Fei-Fei Li, Arvind Krishna dhe Eddie Wu. TIME i ka ndarë 100 figurat e listës në katër kategori: Liderë, Inovatorë, Formësues dhe Mendimtarë. Lista shkon përtej sektorit të teknologjisë, duke përfshirë edhe figura nga politika, biznesi, arti dhe organizatat ndërkombëtare. Kryeredaktori i TIME, Sam Jacobs, tha se lista e këtij viti pasqyron një industri të Inteligjencës Artificiale gjithnjë e më “shpërthyese por edhe përçarëse”, ku ndërthuren dhe përplasen interesa teknologjike, ekonomike, politike dhe krijuese. Lista e TIME përfshin gjithashtu një numër të konsiderueshëm figurash nga industria kineze e teknologjisë dhe AI, duke reflektuar konkurrencën në rritje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për zhvillimin dhe dominimin e teknologjive të Inteligjencës Artificiale.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46