Thinking Machines Lab dëshiron të ndërtojë një inteligjencë artificiale e cila vërtet dëgjon ndërsa flet. Startup-i i inteligjencës artificiale, i themeluar vitin e kaluar nga ish-drejtoresha teknologjike e OpenAI, Mira Murati, njoftoi nismën e saj më të fundit të pagëzuar si “interaction models” apo modele ndërveprimi, që në thelb është AI i cili mund edhe të të ndërpresë gjatë bisedës.