Top Channel/ Minjtë pushtojnë Parisin, habit kryebashkiakja: Duhet të bashkëjetoni me ta
14/06/2023 19:07

Kryebashkiakia e re e Parisit, Anne Hidalgo ka revoltuar shumë zyrtarë e qytetarë me deklaratën e saj se do krijonte një komision për të eksploruar mënyrat sesi rezidentët ‘të mësojnë të bashkëjetojnë paqësisht’ me minjtë e qytetit dhe jo t’i zhdukin ata. “Qyteti i dritave” besohet se popullohet nga rreth 6 milionë brejtës, ndërkohë që vetë popullsia e Parisit llogaritet pak më shumë se 10 milionë ne total. Politika e re është shumë ndryshe nga ato të ndjekura më parë në Paris. Politikat e qyteti kundër minjve në vitin 2017 përfshinin 1.8 milionë dollar fonde për kosha hermetikë mbeturinash si dhe helm kundër minjve të shpërndarë në mijëra vende në qytet. Problemi i minjve besohet se është përkeqësuar nga fushatat e protestave dhe grevave kundër reformës së pensioneve të qeverisë Macron, ku mbeturinat qëndruan të pambledhura për disa javë. Kritikat ishin të shumta, sipas shumicës bashkia thjesht po dorëzohet ndaj problemit të eliminimit të brejtësve. “Anne Hidalgo dhe ekspertët e saj nuk ndalojnë kurrë së habituri,” shkruante politikani Geoffroy Boulard, që gjithmonë ka folur për problemin e minjve në Paris. “Qyteti ynë Parisi meriton shumë më tepër se kaq”. Paris ka një histori të stuhishme me minjtë parazitë të cilët më herët ishin fajësuar për përhapjen e murtajës, e cila vrau gjysmën e qytetit në shekullin e 14-të. Por qyteti nuk është i vetëm në çështjen e minjve teksa prillin që shkoi Neë York u shpall qyteti ‘mbret’ i minjve, e ndjekur më pas nga qyteti tjetër francez Toulouse. Pamjet: AFP

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00