Top Channel/ Ministrja Sala thirrje diasporës: Kontribuoni për reformimin e sektorit
14/04/2026 20:24

Në panelin dedikuar shëndetësisë në kuadër të Samitit të 4-t të Diasporës zhvilluar në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi rolin kyç të diasporës shqiptare në avancimin e sistemit shëndetësor në vend dhe ndërtimin e një modeli modern e të qëndrueshëm. Në fjalën e saj, Ministrja ndau edhe një rrëfim personal mbi rrugëtimin akademik dhe profesional jashtë vendit, duke e konsideruar rikthimin në Shqipëri si një angazhim për t’i kthyer vendit kontributin e marrë ndër vite. “Ky është një besim se së bashku mund të lëmë gjurmë të qëndrueshme në zhvillimin e mjekësisë dhe shërbimeve shëndetësore në Shqipëri”, u shpreh ajo. Duke vlerësuar diasporën si një nga asetet më të rëndësishme kombëtare, ministrja Sala theksoi se ajo nuk duhet të mbetet vetëm potencial, por të shndërrohet në një partner aktiv në zhvillimin e vendit. Ajo solli në vëmendje disa nga kontributet konkrete të profesionistëve shqiptarë jashtë vendit në fusha si onkologjia, radioterapia, inteligjenca artificiale dhe politikat e financimit të shëndetësisë. Në këtë kontekst, Ministrja paraqiti katër shtyllat kryesore të bashkëpunimit me diasporën: Transferimi i qëndrueshëm i dijes dhe ekspertizës; Ndërtimi i urave institucionale me qendra të rëndësishme europiane; Hartimi i politikave lehtësuese për përfshirjen e profesionistëve nga diaspora; Rritja e standardeve përmes inovacionit dhe kërkimit shkencor. Ajo bëri të ditur se janë në proces konkretizimi marrëveshje bashkëpunimi me institucione prestigjioze europiane, përfshirë partneritete me institute shëndetësore në Itali, duke synuar forcimin e kapaciteteve vendase dhe shkëmbimin e ekspertizës. Në përmbyllje, Ministrja Sala theksoi se reforma në shëndetësi kërkon një përpjekje të përbashkët dhe i bëri thirrje të gjithë profesionistëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, të kontribuojnë aktivisht në këtë proces.

Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40