Kryeministri Edi Rama ka ftuar këtë të diel në Podkastin e tij “Flasim”, ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. Ministrja foli për rrugëtimin e saj nga fakulteti i Mjekësisë në Tiranë tek studimet e saj në Nju Jork e në universitetin e Cambridge në Mbretërinë e Bashkuare më pas tek Poliklinika Gemeli në Itali.