Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, refuzoi të komentojë denoncimet e bëra pak ditë më parë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, lidhur me pretendime për trafik armësh. E pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë për deklaratat dhe përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, Ismaili tha se nuk dëshiron t’u përgjigjet pretendimeve të një personi që ndodhet jashtë vendit dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare.