Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi 700 persona gjatë së hënës, deklaroi Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo shifër paraqet një rritje të madhe të vdekjeve pas shpeshtimit të sulmeve izraelite në këtë territor. Izraeli ka bombarduar pareshtur Gazën që kur militantët e Hamasit sulmuan qytetet jugore izraelite më 7 tetor.